Vendosni fjalën kyçe....

“Koka e inceneratorëve”-Akuza nga brenda PS-së, Ahmetaj: Kolegët ta thonë në SPAK


Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka hedhur dyshime se akuzat për lidhjen e tij me çështjen e inceneratorëve vijnë edhe nga kolegë brenda Partisë Socialiste.

Ahmetaj në emisionin “Opinion” mohoi se ka firmosur për incenratorët dhe theksoi se ka një perceptim artificial edhe nga brenda PS-së se e ka firmosur tenderin.

Tirana është firmosur në gusht kur nuk isha fare ministër. Unë nuk kam asnjë firmë në procedurë. Unë dua ti them qytetarëve një të vërtetë të madhe që rrëzon një perceptim të bërë artificialisht edhe nga brenda PS edhe nga media, opozita.

Të nderuar qytetarë 33 vjet punë unë kam pasur asnjëherë në revistën time zyrtare asnjë tender, asnjë leje, asnjë licence kazinoje”-deklaroi Ahmetaj.

Për të shtuar edhe këto dyshime, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i tha se kolegë brenda Partisë Socialiste e quajnë atë koka e inceneratorëve.

Për këtë deklaratë, Ahmetaj u përgjigj duke i kërkuar që ata kolegë të tij ta thonë në SPAK këtë.

A jam takuar në Maltë me Klodian Zoton? Kurrë! Ti flet me kolegët e mi dhe mua nuk ma thonë. Pse nuk e thonë në SPAK, i ftoj ta thonë në SPAK. Ti duhet të shohësh letrat. Si ka mundësi të jesh ‘koka’ e inceneratorëve dhe të kesh fuqi të mbinatyrshme dhe të marr gjithë kolegët dhe ta bëj të gjithën këtë. Nuk kam qene aq i fuqishëm që te ve ne lëvizje qeverinë, bashkinë. Duhet të isha guru që të marr kryeministrin. Janë investime të domosdoshme në përputhje me vizionin e qeverisë. si je ‘koka’ kur ke lënë letra që refuzojnë financimin? Tirana i takon privatit. Këto po i quaj provokime. Cilët kolegë janë?”-tha Ahmetaj.