Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ia futi Sajmirit e Lefterit, mund t’ia fusë edhe Arbenit. Rama kërkon të shtyjë ditët duke ua futur shokëve


Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha jashtë Kuvendit, mes mbëështetësve të opozitës, se kryeministri Rama nuk duron dot asnjë zë kundër, asnjë mendim ndryshe e pë këtë arsye po i përjashton deputetët e opozitës.

Meta tha se kryeministri Rama kërkon të shtyjë ditët duke ua futur shokëve siç ka bërë me ish-ministrat Tahiri e Koka.

Ai tregoi një histori personale në kohën kur ishte president me një ish-ministre e ish-deputetët të PS-së duke pohuar se kryeministri Rama e kishte mashtruar duke e nxjerrë jashtë politikës.

Meta tha se Rama kërkon t’i përzërë shqiptarët ose t’i nënshtrojë përmes varfërisë.

“Ai është në një gjendje shumë të rëndë. Edhe pse e ka shuajtur PS-në, e ka uzurpuar, e ka fshirë.  Në vitin 2017 me erdhi një zonjë e nderuar socialiste, ish-ministre, idealiste e majtë, themeluese e PS-së që në vitin 1992. Nuk ka nevojë t’ia them emrin. Më thotë meqë ti tani je zgjedhur për president, a ke kundërshtim që të shkoj ambasadore në SHBA. Nuk doja, se doja të jem deputete po më thirri Edi dhe më tha se ty të dua ambasadore patjetër në SHBA. I thashë s’kam asnjë kundërshti, po kujdes mos ta fut Edi. Megjithatë kur të më vijë propozimi do e firmos menjëherë. Ajo zonjë e nderuar as ambasadore nuk u bë, as anëtare e Asamblesë nuk u bë. Pse? Kemi të bëjmë me një skizofren që nuk do asnjë mendim ndryshe.

Atë e tmerron e vërteta, e tmerrojnë firmat që ka hedhur fët e fët për të blerë McGonigal-ët e të për asgjësuar pluralizmin në Shqipëri. Ai do t’i përzërë shqiptarët ose t’i nënshtrojë përmes varfërisë. Këtë gjë e kanë kuptuar të gjithë, jo vetëm opozitarët, po edhe socialistët. Kemi një bandë që i ka kapur të gjitha pushtetet dhe kur bien institucionet, ngrihet populli. Dhe kur ngrihet populli, ka llogaridhënie për ato që janë firmosur fët e fët. Kërkon të shtyjë ditët duke ua futur shokëve. Kështu ia futi Sajmirit, kështu ia futi Lefterit. Kështu thonë do ia fusë Arbenit.” – tha Meta.