Teksa deputetët e opozitës kërkojnë prej disa javësh ballafaqim me kryeministrin Rama lidhur me çështjen ‘McGonifal’, ai nuk është paraqitur në asnjë nga seancat.
Sot ai ndodhet në Japoni ndëra seanca në Kuvend, ashtu si të tjerat para saj, janë shoqëruar me tensione e përplasje brenda e jashtë sallës.
Kryeministri ka postuar një galeri fotosh nga vizita në Japoni, ku ka marrë pjesë në veprimtarinë ‘Dita shqiptare në Tokio’.
Deputetët e opozitës me radhë, Boçi, Zhupa, Vokshi e Açka, kërkuan që kreu i qeverisë të vijë në parlament e t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës për ‘McGonigal’.
Ndërkohë jashtë Kuvendit, deputetët e përjashtuar të opozitës u përpoqën të futen brenda në sallë po u penguan nga Garda.
Ata pretendojnë se Garda po shkel ligjin duke mos i lejuar të hyjnë brenda, pasi kanë kërkuar nga Byroja e Kuvendit shfuqizimin e vendimit për përjashtimin e deputetëve të PD-së.
Deputeti Bylykbashi tha se vendimi i shumicës për përjashtimin e deputetëe të opozitës nga shumica është ‘fashist’.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, tha gjatë fjalës së tij se seanca e ballafaqimit me kryeministrin Rama e kërkuar nga opozita do mbahet më 2 mars, ndërsa e ironizoi sjelljen e deputetëve të PD-së duke thënë se ajo do ndryshojë pas vendimit të gjykatës më 3 mars.