Një përplasje titanësh ka ndodhur në studion e Report Tv mes avokatëve Adriana Kalaja dhe Idajet Beqiri.
Të dy debatuan me tone të larta duke sharrë njëri tjetrin dhe përmendur karrierën profesionale.
Debati precipitoi sa që Kalaja la edhe studion e emisionit përpara kohe.
Beqiri e sulmonte Kalanë duke i thënë se nuk ka diplomë dhe nuk ka fituar asnjë gjyq, nga ana tjetër Kalaja e akuzoi se ka qenë spiun i ish-sigurimit të shtetit madje dhe i dënuar për ryshfet në diktaturë.
Debati:
Kalaja: Shkoni thojini atje te shtëpia jote te pragu jot.
Beqiri: Unë ia thashë Arbrit, jam i bindur 1000% që ata që më shikojnë mua këtu në debat me ty thonë nuk të erdhi turp që u ulet gjithë ky profesor gjithë ky avokat me emër të madh me një njeri që s’ka diplomë juridiku akoma, që s’ka përfaqësuar një gjyq në këtë jetë por unë megjithatë të dëgjova. Pse? Se jam korrekt.
Kalaja: Gjyqet unë i kam fituar deri në Gjykatë Kushtetuese. Mua nuk më ka arrestuar edhe regjimi diktatorial për ryshfet edhe për ngacmimi seksual si puna jote. Unë nuk kam asnjë familjar që shkonte te sekretari i Partisë…
Beqiri: Këto janë të gjitha shpifje…
Kalaja: …edhe unë spiune e sigurimit të shtetit si puna jote nuk kam qenë.
Beqiri: …këto janë shpifje që i bën një shpifarake si ty…
Kalaja: Unë jam e ndershme, jam korrekte dhe i shërbej vendit tim falas…
Beqiri: Dëshminë e penalitetit e kam këtu, e kam të bardhë unë, nuk e kam të zezë si ty.
Kalaja: Një spiun i sigurimit të shtetit si puna jote unë nuk jam, kështu siç i ke shërbyer diktaturës i shërben edhe komunizmit.
Beqiri: Diktatura më futi në burg mua, sipas teje e më futi në burg edhe qenkam spiun.
Kalaja: Spiun e kaluar spiunit.
Beqiri: Lëri këto fëlliqësira. Unë nuk po të them tynë e shoqja e kujt ke qenë dhe pse të ka lënë dhe çfarë ke përfituar nga ai regjim. Nuk po i them. Edhe po i thashë unë…Prandaj lëri këto idiotësira.
Kalaja: Unë nuk kam përfituar as nga ai regjim e as nga ky regjim, dakord.
Beqiri: Po s’të do asnjë regjim ty se s’bën.
Kalaja: Diplomën e universitetit shko vërtetoje. Gjyqet që kam fituar unë shko vërtetoje.
Beqiri: Lëre diploma jote…
Kalaja: Si bashkëshortja jote që lutej te Sekretari i Partisë, se ti ishe në burg pyete tët shoqe kur të shkosh në shtëpi. Kur të flasësh me mua të rish drejt.
Beqiri: Mos bjer, se ti te rruga je por mos shko te rruga. Atje ke qënë gjithmonë, me atë gjuhë po flet.
Kalaja: Unë jam ajo që më respekton e gjithë Tirana, jo një i pafytyrë dhe një qelbësirë si puna jote.
Beqiri: Futu në internet dhe shiko çfarë respekti të bëjnë…
Kalaja: E shikoj në rrugë unë… (Heq mikrofonin dhe largohet).
Beqiri: E pse jeni e këtillë, prandaj nuk fitoni dot kurrë ju, prandaj s’merrni dot vota kurrë ju, sepse je turpi i botës.