Një 18-vjeçar është prangosur në Lezhë pasi është kapur me një armë zjarri pa leje.
Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin lëvizte adoleshenti me iniciale K.L. policia gjeti një pistoletë pa leje.
Pas ndalimit për kontroll, ai ka provuar të largohet me vrap bashkë me një çantë dore.
Gjatë kontrollit në çantën e dorës, policia gjeti armën e zjarrit pa leje bashkë me një krehër me 15 fishekë.
Lidhur me ngjarjen janë proceduar penalisht pasagjerët J.K. e L.K. të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.