Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës, policia vë në gatishmëri 700 efektivë, kufizohet lëvizja në disa rrugë

Policia ka marrë masa për protestën e paralajmëruar të opozitës para parlamentit në orën 10:00. Në gatishmëri janë rreth 700 efektivë.

Lidhur me protestën pritet të ketë kufizim në qarkullimin e mjeteve në rrugën ‘Xhorxh Bush’ e pjesërisht në bulevardin ‘Zhan D’Ark’ si dhe në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit.

Seancat e fundit në Kuvend janë shoqëruar me tensione, gjë që ka çuar në përjashtimin e dhjetëra deputetëve të PD-së.

Ndërkohë jashtë Kuvendit, deputetët e përjashtuar të PD-së kanë protestuar bashkë me mbështetësit.

Opozita kërkon seancë për ballafaqimin me kryeministrin Rama lidhur me çështjen ‘McGonigal’, ndërkohë ajo është caktuar zyrtarisht për në seancën e 2 marsit. Rama dhe deputetë të PS-së kanë deklaruar në shumë raste se nuk ka asnjë lidhje me hetimin në SHBA.