Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 4 numri i viktimave nga shembja e minierës në Kinës, 49 të zhdukur


Numri i të vdekurve nga shembja e një miniere qymyri në Kinën veriore është rritur në katër, me 49 persona ende të zhdukur, njoftoi të enjten media shtetërore CCTV.

Puna ishte pezulluar për disa orë pas një rrëshqitjeje shtesë në objektin gjigant pas shembjes së minierës të mërkurën në Alxa League të rajonit të madh të Mongolisë së Brendshme.

Media shtetërore tha se rrëshqitja e dheut ndodhi në orën 18:00. Të mërkurën, rreth pesë orë pasi shpella fillestare u rrënua, një prej mureve të galerisë varrosi njerëz dhe mjete të tjera të rënda poshtë.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha se rreth 900 punonjës nga ekipet e kërkim-shpëtimit me pajisje të rënda ishin në vendngjarje dhe puna kishte rifilluar mëngjesin e së enjtes.