Vendosni fjalën kyçe....

Xhixho kërkon seancë me Kushin: Qeveria më shumë para jep për inceneratorët se për universitetet


Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka kërkuar seancë pyetje-përgjigje me Ministren e Arsimit, Evis Kushi.

Xhixho e kërkon seancën me Kushin për kërkesat e pedagogëve dhe studentëve kryesisht ekonomike.

Deputetja e PL-së thotë se financimi i arsimit të lartë nga ana e qeverisë është më poshtë se 0.7% e PBB-së. Akoma dhe më ulët është kërkimi shkencor

Xhixho përmend edhe rrogat e ulëta të pedagogëve të cilët kanë dalë edhe në protestë për rritjen e tyre.

Urgjente mbajtja e seancës pyetje – përgjigje që kam kërkuar për herë të dytë me ministren e Arsimit për kërkesat e drejta të pedagogëve dhe studentëve!

Në mbështetje të plotë të kërkesave të drejta të pedagogëve, të cilët ngrenë zërin për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet arsimi i lartë në vend.

Ndërsa qeveria nuk i kursen paratë për inceneratorët, universitetet e vendit përballen me vështirësi të skajshme.

Financimi në nivel shumë të ulët i arsimit të lartë nga ana e Qeverisë më poshtë se 0.7% e PBB.

Financim tepër i ulët i kërkimit shkencor 0.03 % PBB.

Pagat 50% më të ulëta se Kosova;

Gjendje e mjerueshme e laboratorëve dhe bibliotekave në kampuset studentore.

Largimi i mbi 12 mijë studentëve jashtë vendit ka shkaktuar mbylljen e degëve të tëra dhe rrezikon edhe mbylljen e vetë universiteteve në rrethe.

Vetëm duke garantuar paga dinjitoze për pedagogët dhe kushte për arsimim cilësor mund të ndalim ikjen e intelektualëve dhe të rinjve nga vendi.

Është koha e llogaridhënies!”-shkruan Xhixho.