Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur ditën e sotme para demokratëve të Bulqizës në 32-vjetorin e themelimit të degës së PD në këtë qytet
Nga Bulqiza Berisha deklaroi se vendi po përballet me një monizëm të ri që bazohet në doktrinën e krimit, drogës dhe vjedhjes së qytetarëve.
Berisha tha se asnjë luftë apo epidemi e pushtim nuk ka shkretuar shqiptarët sa Edi Rama, duke ikur nga vendi 937 mijë shqiptarë.
Berisha vijoi se Bulqiza ndodhet me rrugë të shkatërruara, ndonëse janë nxjerrë miliona tonë krom.
“Pas 32 vitesh ne përballemi me një monizëm të ri. Ky monizëm nuk bazohet më në doktrinën marksiste-leniniste por në krimin, drogën dhe vjedhjen tuaj. Bazohet në urrejtjen e qeveritarëve ndaj qytetarëve. Bazohet në diskriminimin masiv të këtyre qytetarëve. Ndaj dhe ne jemi sot në këmbë. Jemi përsëri në një besë se do ecim të sigurtë drejt fitores sonë. Sot ne kemi para jush kandidatë të shkëlqyer. Ky nuk është armik i demokratëve por mbarë shqiptarëve.
Nga viti 2014 deri në 2022, nga ky regjim u larguan nga vendi 937 mijë shqiptarë vetëm drejt BE. Nga këta shumica nën 32 vjeç. Asnjë luftë apo epidemi e pushtim nuk ka shkretuar shqiptarët sa Edi Rama. Edi Rama nga mëngjesi deri në darkë me Balluket dhe stërballuket nuk ka asnjë synim, vetëm t’u mashtrojë ju që të vazhdojë vjedhjen. Nëse hidhini sytë sot në Shqipëri, pasuria më e madhe ndodhet në Bulqizë edhe pse janë nxjerrë miliona tonë krom. Hidhni sytë këto vite, sikur dilni nga një luftë, me rrugë të shkatërruara.”, tha ai