Vendosni fjalën kyçe....

Biden zgjedh ish-drejtorin ekzekutiv të Mastercard për të udhëhequr Bankën Botërore


Presidenti Joe Biden ka emëruar ish-shefin ekzekutiv të Mastercard Ajay Banga për të udhëhequr Bankën Botërore – hera e parë që një ekzekutiv i biznest të kartave të kreditit është zgjedhur për postin.

Nominimi vjen teksa Biden e prezanton veten si një mbrojtës i konsumatorëve amerikanë dhe një armik i industrisë bankare, shkruan Breitbart.

“Ajay është i pajisur në mënyrë unike për të udhëhequr Bankën Botërore në këtë moment kritik të historisë”, tha Biden në një deklaratë të enjten. Ai gjithashtu ka përvojë të rëndësishme në mobilizimin e burimeve publike-private për të trajtuar sfidat më urgjente të kohës sonë, duke përfshirë ndryshimin e klimës.

Emërimi i Banga-s vjen më pak se një muaj pasi Biden e prezantoi veten para publikut amerikan si një populist ekonomik që mbron konsumatorët kundër industrisë bankare, shpesh grabitqare, në fjalimin e tij para kombit.

“Ne kemi ulur tarifat e tepruara të mbitërheqjes bankare, duke u kursyer konsumatorëve më shumë se 1 miliard dollarë në vit. Ne po ulim tarifat e vonesës së kartës së kreditit me 75 për qind, nga 30 dollarë në 8 dollarë.” – tha Biden asokohe.