Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari sugjeron Berishën: Koha e revolucionit me dhunë ka ikur, prish koalicionin me Metën


Evi Kokalari, nëpërmjet një postimi në Facebook, i ka bërë një sugjerim kreut të PD,-së Sali Berishës, se nëse vërtet do që ta fitojë ‘revlocuionin’ për të cilin flet, duhet të bëjë disa hapa.

Në 5 pikat që rendit Kokalari drejtuar Berishës, prishja e koalicionit me Metën është e para.

Ndër të tjera Kokalari shkruan se koha e revolucionit me dhunë ka ikur dhe në rradhë të parë duhet fituar vota e elektoratit.”Dhuna nuk është përgjigje, boll u tallët me demokratët”, shkruan Kokalari.

 

 “Nëse Berisha vërtet do ta fitojë këtë ’revolucion’, ai duhet të:

1- Prish koalicionin me LSI

2- Penalizojë manipuluesit dhe hajdutet brënda PD, dhe kur këta janë njerëzit e tij më të besuar

3- Hap partinë dhe hap rrugën për meritokracinë e vërtet duke garantuar garë të barabartë për të gjithë kandidatët

4- Trego që interesin e Shqiptarëve e ka prioritet, mbi interesin personal

5- Kërko zgjedhje parlamentare të parakohëshme

Ka ikur koha e revolucionit me dhunë. Në rradhë të parë merr votën e elektoratit. Sigurisht Rama vodhi vota ne 2021, por Luli do kishte fituar po mos kishte pazare apo presione me dosjen e FBI.

Dhuna nuk është përgjigje. Boll u tallët me demokratët.

Berisha ka këshilltar shumë të dobët rreth vetes, të cilët i hapën gropën me budallallëkun dhe injorancën e tyre. Kjo është fatkeqësi sepse Berisha po ta kishte luajtur drejt kësaj rradhe, do kishte shumë mbështetje sot.” shkruan Kokalari.