Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka akuzuar qeverinë lidhur me ndihmën ekonomike e pensionet.
Ai shkruan se ndërsa buxheti i Shqipërisë është dy herë më i lartë se i Kosovës, ndihma ekonomike e pensionet janë shumë më të ulëta.
Meta thekson se paratë e qytetarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar, që i urren shqiptarët dhe është armike e interesit publik.
“Buxheti vjetor i Shqipërisë është dy herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës. Por në Shqipëri, ndihma ekomonike dhe pensionet janë shumë më të ulëta se sa në Kosovë, sepse paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar. Kjo Qeveri i urren shqiptarët e thjeshtë. Kjo Qeveri i urren shqiptarët e varfër dhe të ndershëm. Ajo është armike e interesit publik, prandaj ajo duhet të largohet një orë e më parë.” – shkruan Meta.