Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare gazetari e prezantuesi i njohur Italian Maurizio Constanzo. Lajmi është dhënë nga zyra e tij e shtypit.
I lindur në Romë më 28 gusht 1938, ai ishte i martuar me prezantuesen Maria De Filippi që nga viti 1995.
Costanzo ka shkruar dhjetëra programe radiotelevizive dhe komedi teatrale. Ai arriti një popullaritet të madh në 1976, duke drejtuar emisionin ‘Bontà loro’ në Rai.
Por emri i tij është i lidhur edhe me emisionin ‘Maurizio Costanzo Show’, i cili është transmetuar që nga viti 1982.
Ndër programet e tij më të njohura, është edhe ‘Buona Domenica’. Ai ka shkruar libra të shumtë, duke përfshirë Kush mendoj se jam (2004, në bashkëpunim me G. Dotto), Strategjia e breshkës (2009), Perde! 50 vjet teatër. Histori dhe tekste (2015) e Smemorabilia. Katalogu Sentimental i Objekteve të Humbura (2022).