Pasi plagosi me thikë 52 vjeçarin Genci Serjanin, policia e Vlorës mundi të arrestojë 33 vjeçarin, të identifikuar Armando Mustafa, i cili është autori i kësaj ngjarje.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen ‘Partizani’ të Vlorës, ku pas një konflikti mes tyre, Armando Mustafa plagosi me thikë Genci Serjanin i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal ku po merr ndihmën mjekësore.
Autori i plagosjes u arrestua pas një ore ndjekjeje nga efektivët e policisë. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.