Uashingtoni po planifikon të dërgojë midis 100 dhe 200 trupa në Tajvan ‘në muajt e ardhshëm’, raportoi të enjten Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë anonimë. Personeli do ngarkohet me stërvitjen e ushtrisë tajvaneze kundër asaj që u përshkrua si një ‘kërcënim në rritje nga Kina’.
Vendosja do katërfishojë praninë ushtarake të SHBA në ishull, sipas Journal. Sipas shifrave zyrtare të Pentagonit, në vjeshtën e vitit 2022 kishte 23 ushtarë amerikanë në Tajvan.
Këta amerikanë kanë vepruar si këshilltarë dhe trajnerë për armët dhe pajisjet amerikane të dërguara në Taipei. Trupat e reja gjithashtu do stërvisin tajvanezët në taktika ‘për t’u mbrojtur kundër një ofensive të mundshme kineze’, sipas zyrtarëve të paidentifikuar amerikanë.
Trajnimi i zgjeruar ka për qëllim ‘të pengojë një pushtim të mundshëm nga Kina’ dhe është planifikuar prej muajsh, shumë kohë përpara incidentit të këtij muaji me ‘ba;onën spiune’ kineze, thanë zyrtarët që folën për Journal.
Kina ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur SHBA-në kundër armatosjes së Tajvanit dhe paralajmëroi Uashingtonin që të respektojë traktatet dhe marrëveshjet që rregullojnë marrëdhëniet e tyre.