Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Xhuvanit, arrestohet një nga dëshmitarët për dëshmi kontradiktore


 

Menjëherë pas daljes nga salla e gjyqit për çështjen ‘Paplekaj’, dëshmitari M.K u shoqërua nga policia pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit.

Mësohet se në deklaratën e tij e parë, dëshmitari dha dëshmi tjetër e cila nuk përputhet me deklaratën dhënë sot, por edhe në mospërputhje me pamje filmike që prokuroria tashmë posedon nga vendi i ngjarjes.

Duke theksuar se deklaratat e tij kontradiktore janë të qëllimshme dhe synojmë pengimin e hetimeve gjykata vendosi arrestimin e tij, masë e cila u zbatua nga policia menjëherë pas daljes nga seanca.