Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin “Krumë-Kukës”.
Shtetasi Z.S duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën pasagjerja, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, shtetasja F.S 61 vjeç.
“Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volksëagen Passat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”-njofton policia.