Policia në provincën Antep të Turqisë ka arrestuar Okkes Kavak, kryetarin e Bashkisë Nurdagi, si pjesë e hetimit për ndërtesat e shkatërruara pas tërmeteve masive në Turqi që vranë rreth 45,000 njerëz.
Mediat turke raportojnë se Kavak u arrestua si pjesë e hetimit të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Islahiye për ndërtesat e shkatërruara nga tërmetet në këtë bashki.
Okkes Kavak ishte pronar i Kavak Construction, ndërtesat e shumta të së cilës u shembën pas tërmeteve. Në njërën prej këtyre ndërtesave u vra edhe vëllai i tij Osman Kavak, së bashku me gruan dhe dy fëmijët.
Edhe partneri i biznesit të kryebashkiakut, Yusuf Kaya, u arrestua kur tentoi të largohej jashtë vendit.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nurdagi, Yunus Kaya, pronar i një kompanie tjetër ndërtimi, u arrestua gjithashtu.
Nurdagi është një nga lagjet më të dëmtuara nga tërmetet e Marasit.