Vendosni fjalën kyçe....

Balla: BE është në proces për të shpallur Berishën “non grata”


Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për mediat nga Fieri ka deklaruar se Berisha rrezikon të shpallet “non grata” edhe nga Bashkimi Evropian.

Balla tha se pas SHBA dhe Britanisë së Madhe, gjasat që edhe Bashkimi Europian ta shpallë ‘Non Grata’ Sali Berishën për korrupsion dhe minim të demokracisë janë të mëdha.

I vetmi që duhet të kërkojë vrimë kur të futet në këtë moment është Berisha, në Amerikë dhe Angli, as noti nuk e ndihmon. Siç po duhen bathët, edhe BE është në procesin për ta shpallur ‘Non Grata’ për korrupsion të lartë. Berisha ka 33 vite që saboton interesat kombëtare të shqiptarëve”, tha Balla.