Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë në Laknas në një takim me banorë të kësaj zone.
Meta ka qenë në takim së bashku me kandidatin e opozitës në zgjedhjet lokale për Bashkinë Kamzë, Arjan Hoxha ku ka dëgjuar disa nga shqetësimet e banorëve të Laknasit.
“Së bashku me Kryebashkiakun e ardhshëm të Kamzës, Arjan Hoxha dhe Kryetarin e Partisë të Lirisë, Faik Bashën zhvilluam një bashkëbisedim të përzemërt me komunitetin e Laknasit.
Rritja e kostos të jetesës, mungesa e transparencës nga Bashkia për menaxhimin e buxhetit dhe taksave ishin disa nga shqetësimet e tyre.
Importimi i drejtorëve nga jashtë Bashkisë dhe mungesa e lidhjes të tyre me komunitetin dhe shqetësimet e tij ishin një tjetër shqetësim.
Ndamë besimin e plotë se fitorja e Bashkisë Kamëz do të jetë ndër më të thellat në 14 Maj dhe do të çelë rrugën e Ndryshimit për të ardhmen duke rivendosur llogaridhënien dhe interesin e qytetarëve të parin pa dallime partiake”-shkruan Meta.