Policia dhe grupi hetimor janë vënë në lëvizje pas vdekjes së 22-vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko.
Në polici u shoqërua edhe shoferi i kazinosë ku punonte 22-vjeçarja, i cili dyshohet se ka qenë edhe personi i fundit që ka pasur kontrakt me të pëpara se të dhunohej dhe hidhej nga dritarja e banesës ku jetonte.
Raportohet se shoferi R.B të ketë thënë për policinë e Komisariatit Nr.1 ku dhe u shoqërua se nuk ka pasur asnjë konflikt me Joyn.
“Nuk kam pasur konflikte me Joyn”, ka thënë ai.
Me kërkesë të policisë janë zhvilluar edhe kërkime në banesën e shoferit.
ABC News, raporton se pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22-vjeçare punonte në kazino.
Në pyetje do merret sërish edhe shoqja me të cilën jetonte Joy Ayoko.
22-vjeçarja u gjet e dhunuar më datë 13 gusht poshtë dritares së banesës së saj dhe qëndroi për rreth 11 muaj në spitalin e Traumës. Më pas ajo u transportua në Kenia ku dhe humbi jetën më 13 shkurt në një spital.