Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shpjegoi në një takim në Tepelenë aspektet filozofike të revolucionit.
Sipas tij, Revolucionet i bën pakica dhe fitoren e firmos shumica.
Berisha theksoi se shumica nuk bëhet misionare për të bërë revolucione por misionarë janë idealistët duke nënkuptuar se ai është një misionar i “revolucionit demokratik” që ka nisur dhe një idealist.
“Sigurisht nuk ka revolucion ku merr pjesë shumica, sepse shumica nuk bëhet misionare, misionarë bëhen idealistët.
Revolucionet i bën pakica, fitoren e firmos shumica. Një nga rrafshet më kryesore të revolucionit është që kandidatët tanë të jenë fitimtarë në Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër.
Qëllimi ynë është që shqiptarët të votojnë të lirë. Ne do bëjmë gjithçka për përmbysjen e këtij regjimi. Fakti është se i ka varfëruar shqiptarët në këto 9 vite me një shpejtësi marramendëse, vetëm e vetëm duke i vjedhur”, deklaroi Berisha.