Superliga ka sjellë dy rezultate surprizë mbrëmjen e sotme.
Vllaznia ka pësuar humbje surprizë në fushën e saj ndaj Kastriotit 1-0 duke humbur një rast të artë për të ngushtuar largësinë nga Tirana që mban kreun.
Krutanët mbajnë vendin e fundit në renditje po me fitoren e sotme ka ngjallur shpresat për mbijetesë.
Tirana është mundur në fushën e saj ndaj Teutës 2-0, duke i dhënë frymëmarrje ekipi durrsak e duke humbur një mundësi shumë të mirë për t’u shkëputur edhe më shumë në krye të renditjes.