Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi provincën qendrore Nigde të Turqisë të shtunën.
Tërmeti kishte një thellësi prej 7 kilometrash dhe goditi rrethin Bor në orën 13:27 sipas kohës lokale, tha agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive AFAD.
Deri më tani nuk raportohet për viktima. Lëkundjet vijnë teksa Turqia po përballet me pasojat e lëkundjeve të dyfishta shkatërruese të 6 shkurtit në rajonin jugor të vendit.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë ishin me qendër në Kahramanmaras dhe goditën 10 provinca të tjera – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.
Ata kanë prekur më shumë se 13 milionë njerëz, ndërsa numri i të vdekurve tani është mbi 44,200.