Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 14 majit, grupi i Alibeajt prezanton kandidatin për Sarandën


Grupi  i Alibeajt ka prezantuar ditën e sotme kandidatin për zgjedhjet vendore të 14 majit për Sarandën.

Skënder Muço është prezantuar me strukturat ndërsa Alibeaj e cilësoi atë si ‘Kampion për Sarandën’.

Më herët grupi i Alibeajt ka prezantuar kandidatë për disa bashki në vend teksa përplasja me grupin e Berishës nuk është shuar.

Të dyja palët janë në gjyq për simbolet e vulën e partisë, vendim që do merret nga gjykata më 3 mars.