Vendosni fjalën kyçe....

Arnisa Këlliçi dhe 7 gjyqtarë të tjerë zgjidhen anëtarë të Unionit


Gjyqtarja Arnisa Këlliçi është zgjedhur sot anëtare e Unionit të Gjyqtarëve së bashku me 7 gjyqatrë të tjerë.

Votimi që zgjodhi organet drejtuese ishte i fshehtë, ndërsa në krye të unionit u zgjodh Gerd Hoxha, Gjyqtar i Dhomës Penale Tiranë.

Hoxha ka kaluar me sukses të dy shkallët e vetting ndërsa në procesin ndaj tij rezultoi se përfaqësuesi ONM Teo Jacobs vuri në trsyni trupën e kolegjit pasi kjo e fundit i rrëzoi atij kërkesën për shkarkimin e Hoxhës.

Ndësa anëtarë të Unionit u zgjodhën gjyqtarët:

Arnisa Kelliçi

Petrit Como

Genti Dokollari

Sokol Pina

Besmir Stroka

Enkel Peza

Adelajda Gjuzi

Adrian Shega

Shoqata unioni i gjyqtarëve sëfundmi, ka arritur të fitojë në Gjykatën Kushtetuese me Qeverinë betejën për pagën që u takon dhe u mohohet nga Ministria e Financave. Mohim me argumentin se s’ka ligj thotë ministria.