Interi ka pësuar humbje ndaj Bolonjas në transfertë.
Bolonjezët fituan minimalisht me gol të Orsolinit në minutën e 76’.
Për vendasit u anulua edhe një gol në pjesën e parë me ndërhyrjen e VAR-it.
Me këtë humbje Interi qëndron provizorisht në vendin e dytë me 47 pikë ndërsa Bolonja ngjitet në vendin e 7.