Vendosni fjalën kyçe....

I arratisuri në SHBA sheh postimin e shpalljes në kërkim të vetes dhe lë takimin me policinë se kur do kthehej


Një histori e veçantë e një të kërkuari nga policia në SHBA “fitoi” zemrat e policisë lokale – për përgjigjen e tij ndaj një njoftimi për të në mediat sociale në një ngjarje të ndodhur në vitin 2018.

Departamenti i Policisë së Richland postoi një njoftim ku kërkonte 38-vjeçarin Anthony Akers, për moszbatim të dënimit.

Anthony Akers (38) kërkohet nga Departamenti i Korrigjimeve për Mospërputhje. Nëse keni ndonjë informacion, ju lutemi telefononi 509-628-0333”, thuhej në postimin e departamentit në Facebook.

Pesë orë më vonë, vetë Akers i shkroi policisë së Richland duke i thënë të “qetësohej” dhe se ai do të dorëzohej.

 

Megjithatë, kur Akers nuk u shfaq, Policia e Richland-it kontaktoi përmes të njëjtit temë komentesh, duke e informuar për orët e tyre të punës dhe një numër jourgjent që mund ta kontaktojë nëse ka nevojë për transport.

38-vjeçari iu kundërpërgjigj edhe një herë.

Faleminderit, ndoshta do të jem atje për një muaj. Duhet të jem atje në 48 orët e ardhshme“- u përgjigj Akers. “

Por pasi kaluan 48 orë, Akers ende nuk u paraqit – dhe njerëzit e tjerë filluan ta vinin re.

A u dorëzua ai”, pyeste një komentues në Facebook.

Jo”-përgjigjej policia.

Akers reagoi përsëri, duke i kërkuar falje policisë së Richland.

E nderuar RPD, nuk je ti, jam unë”, shtoi Akers. “Padyshim që kam probleme me angazhimin. Unë [kërkoj falje] që ju ngrita në këmbë. Unë do të jem atje jo më vonë se nesër në drekë, e di që nuk keni arsye të më besoni pas asaj që ju bëra, por ju premtoj se nëse nuk ia dal vetë deri nesër në drekë, do të telefonoj të më shoqëroni dhe të më ndihmoni me çështjet e angazhimit tim”.

Akers falënderoi Policinë e Richland që i dha atij një mundësi tjetër.

Faleminderit paraprakisht për përgjigjen tuaj nëse me durimin po më jepni një mundësi tjetër, e di që nuk e meritoj atë”, shtoi Akers.

38-vjeçari i arratisur ende nuk u paraqit.

Kështu, policia reagoi edhe një herë duke kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e tij.

Ne ju pritëm, por ju nuk u shfaqët. Pasi na ngritët në këmbë, ne ju ofruam dhe një makinë. Ju u përgjigjët dhe thatë se ju duheshin 48 orë”-, thuhej në postim.

Policia e Richland iu lut Akers që të mbante premtimet e tij.

Fundjava erdhi dhe shkoi. Ne kemi filluar të mendojmë se ju nuk do të vini. Ju lutemi na telefononi në çdo kohë dhe ne do të vijmë tek ju

Akers, megjithatë, përfundoi duke e mbajtur premtimin e tij. Të martën, më 4 dhjetor 2018 në orën 15:29, Akers u paraqit në policinë e Richland. Por jo pa e thënë fjalën e fundit.

Akers postoi një selfie që bëri në stacionin e policisë.

Këtu për takimin tonë, e dashur,” shkroi ai.

Kjo histori ngjan me një ngjarje të ndodhur në Shqipëri në të njëjtën periudhë, ku autori i masakrës në Resulaj të Vlorës, Ritvan Zykaj i cili vrau tetë persona edhe pse ishte në ndjekje nga policia gjente kohën t’i përgjigjej komentuesve në faqen e tij në rrjetin social. Komentuesit në profilin e tij të cilët kërkonin të dorëzohej apo e ofendonin ndërsa Zykaj ju përgjigj duke i shkruar “Ç’më keni çarë ka**n”.