Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorë të Farkës dhe Petrelës.
Këlliçi është duke zhvilluar një tur dëgjimi me banorë të Tiranës për tu rikthyer më pas gjatë fushatës zgjedhore me ofertën për qytetarët.
Këlliçi shkruan se “një kryebashkiak i mirë” duhet që të marrë përsipër realizimin e objektivave brenda 4-vjeçarit.
“Albumi i takimeve në Farkë e Petrelë. Faleminderit të zotëve të shtëpisë që na pritën krahëhapur!
Dëgjojmë nga njëri-tjetri të ngrihen çështje me vlerë, për të cilat unë dhe ekipi im do të rikthehemi me një paketë zgjidhjesh.
Programi ynë do të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve afatshkurtra.
Një kryebashkiak i mirë duhet të marrë përsipër të realizojë objektivat brenda 4-vjeçarit, përndryshe dënojeni me votë.
Premtimet përtej afateve të mandatit janë gjepura dhe humbje kohe për Tiranën!”-shkruan Këlliçi.