Vendosni fjalën kyçe....

Kroacia bllokon 5 kamionë me 100 ton bimë mjekësore shqiptare, s’njeh kontrollin e skanerit nga Durrësi


Autoritetet kroate kanë bllokuar 5 kamionë me qindra ton bimë mjekësore nga Shqipëria, Prej 3 ditësh, pa asnjë njoftim,.

Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike Filip Gjoka thotë se autoritetet kroate nuk njohin skanerin e portit të Durrësit, duke ushtruar kontroll të dytë, duke mbajtur mallin e bllokuar dhe duke e dëmtuar.

Gjoka deklaron se prej 32 vitesh që operon në treg nuk ka patur një problematikë të tillë, teksa kërkon edhe ndërhyrjen e autoriteteve.

Sipas Gjokës, ky veprim dëmton eksportet shqiptare dhe sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike punëson njerëz nga të gjitha zonat dhe e bën Shqipërinë e njohur në mbarë botën.