Vendosni fjalën kyçe....

Nga stadiumi ‘Elbasan Arena’ dhuna kalon në rrugë, qëllohet autobusi i KF Pogradecit


AF Elbasani dhe Pogradeci u përballën këtë të diel për raundin e 13-të për grupin B të Kategorisë së Dytë.

 Në “Elbasan Arena” dy skuadrat barazuan 1-1, por sfida ka qenë e tensionuar në fushë, pasi pas penalltisë së dhënë për Pogradecin nga gjyqtari i sfidës Olsion Yzeiraj, miqtë protestuan ashpër dhe loja u ndërpre në minutën e tetë. Tensoni ka qenë i pranishëm edhe me vijimin e lojës, teksa jashtë stadiumit ka pasur edhe forca të ndërhyrjes speciale.

Largimi nga Elbasani për miqtë nuk ka qenë i qetë, pasi siç njofton faqja zyrtare e liqenorëve, autobusi i tyre është sulmuar në afërsi të Librazhdit. Për fat nuk ka pasur të lënduar, teksa është thyer vetëm një nga xhamat e autobusit.

“Goditet autobusi i Kf Pogradecit para hyrjes ne Librazhd , nga nje mjet BMW qe jane ultrasit e Elbasanit’ shkruhet në postim.