Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk e lëshojmë tokën deri në vdekje”-Banorët Bërxullës dalin sërish në protestë


Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për tokat e tyre që preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar.

Ata kanë bllokuar sërish rrugën e Rinasit.

“Nuk e lëshojmë tokën deri në vdekje. Po na vjedh shteti. Duam në rrugë gjyqësore vlerën sipas tregut”, shprehen disa prej tyre.

Gratë dhe të moshuarat kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar thirrjet e tyre në mbrojtje të pronës së tyre.

Sakaq, policia i ka lajmëruar banorët në rrugë se po konsumonin një vepër penale, thirrje të cilën banorët e kanë injoruar dhe kanë refuzuar kategorikisht largimin.