Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Bërxullë, Meta: Qeveria grabitqare e ‘rilindjes’ zhvlerëson pronat e ligjshme të qytetarëve


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me protestën e rradhës që banorët e Bërxullës zhvilluan paraditen e sotme.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shprehur solidarizimin me banorët, për mbrojtjen e pronës së tyre, teksa ka shtuar më tej se“qeveria grabitqare e ‘Rilindjes’ zhvlerëson pronat e ligjshme të qytetarëve dhe se prioritet i saj është vetëm korrupsioni.

Meta shkruan se talljes me pronën e shenjtë të qytetarëve duhet t’i vijë fundi.

Solidaritet të plotë me banorët e Bërxullës në mbrojtjen e të drejtës të pronës. Qeveria grabitqare e “Rilindjes” zhvlerëson pronat e ligjshme të qytetarëve dhe fryn artificialisht kostot e investimeve publike sepse prioriteti i saj është vetëm korrupsioni. Mjaft talljes me pronën e shenjtë të qytetarëve! 14 Maji dita e ndëshkimit kundër arrogancës, korrupsionit dhe dhunimit të pronave të shqiptarëve nga banda në pushtet!”, ka shkruar Meta.