Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky, është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan Al Saud.
Nëpërmjet një postimi në instagram, Zelensky shkruan se, kjo është vizita e parë zyrtare e kreut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Ukrainë që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.
Gjithashtu Zelensky e falenderon atë, për mbështetjen e paqes në Ukrainë dhe integritetin territorial.
“Kam zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan Al Saud. Kjo është vizita e parë zyrtare e kreut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Ukrainë që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Pres që do të japë një shtysë të re për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut tonë reciprokisht të dobishëm.
Faleminderit për mbështetjen e paqes në Ukrainë, sovranitetit dhe integritetit tonë territorial! Kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe shoqërinë tonë.” shkruan Zelensky.