Policia ka arrestuar shoferin e urbanit të linjës së “Unazës” 62-vjeçarin A.Xh, i cili u përfshi në një aksident të shumëfishtë në kryeqytet mesditën e sotme.
Aksidenti ndodhi rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, ku autobusi i linjës së Unazës u përfshi në aksident duke goditur edhe 9 automjete të tjera.
Autobusi goditi fillimisht një makinë tip Audi dhe më pas mjetin tip Porsche.
Ky i fundit nga forca e goditjes u përplas me stacionin e urbanit dhe pastaj me pemën, e cila i shpëton jetën një kalimtareje.
Autobusi ende në lëvizje për shkak të forcës shtytëse ndryshoi drejtim, duke u përplasur edhe me makinat e tjera.