Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Dy zyrtarë socialistë organizonin veprimtarinë e McGonigal në Tiranë, SPAK s’e heton se kudo del emri i Ramës


Kreu i PD-së Berisha tha sot se njerëzit kyç të kryeministrit Rama për organizimin e veprimtarive zyrtare të ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal në Tiranë kanë qenë Damian Gjiknuri e Taulant Balla.

Sipas kryedemokratit, dyshja kanë marrë pjesë në vendosjen e gjobave nga ‘ekipi McGonigal’. Berisha tha më tej se SPAK nuk heton e nuk do e hetojë çështjen në fjalë pasi kudo del emri i kryeministrit Rama.

“Ministrat ishin në dispozicion të plotë me urdhër të Ramës, të këtij kryemafiozi që tradhëtoi vendin e tij, që u korruptua nga Edi Rama dhe që të dy për qëllime dhe interesa personale zhvilluan veprimtari anti-amerikane dhe anti-ligjore. Në këtë kontekst, njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë zyrtare të McGonigal në Shqipëri kanë qenë dy: Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla.

Këta kanë marrë pjesë në vendosjen e gjobave nga ekipi i McGonigal. SKAP i Partisë nuk heton dhe nuk do t’a hetojë këtë çështje sepse në çdo skaj, në çdo qoshe dhe kudo që ta prekësh, fijet të çojnë te Edi Rama. Gjiknuri i vetëdijshëm për veprimtarinë ligjore që ka zhvilluar, u deklaroi mediave se “çdo gjë e kam bërë me porosi të Edi Ramës.” – tha Berisha.