Vendosni fjalën kyçe....

“Duam Paqe”, protesta në Francë kundër luftës në Ukrainë (Video)


Protestat kundër anëtarësimit të Francës në NATO dhe luftës në Ukrainë u mbajtën në Francë e Itali ditën e djeshme. Në Francë ato u zhvilluan në kryeqytetin Paris e qytete të tjera.

Demonstratat, që po zhvillohen për të dytën fundjavë radhazi, u organizuan nga partia e djathtë ‘Les Patriotes’, e udhëhequr nga Florian Philippot, i cili mori pjesë personalisht në mitingun në Paris.

Politikani pretendoi se ngjarja e të dielës, e quajtur Marshi Kombëtar për Paqe, tërhoqi edhe më shumë pjesëmarrës se javën e kaluar, kur rreth 10,000 u shfaqën për një tubim në kryeqytetin francez. Sipas Philippot, protesta në shkallë më të vogël kundër NATO-s u mbajtën edhe në rreth 30 qytete të tjera në të gjithë Francën.

Protestuesit marshuan nëpër rrugët e Parisit, duke mbajtur një pankartë të madhe ku shkruhej ‘Për paqe’.

Marshuesit kërkuan tërheqjen e Francës si nga NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-ja, ashtu edhe nga BE-ja dhe kërkuan ndalimin e furnizimit të Ukrainës me armatim. Protestuesit gjithashtu sulmuan presidentin aktual francez Emmanuel Macron, duke brohoritur ‘Macron largohu!’.

 

Pas marshimit, protestuesit mbajtën një tubim të udhëhequr nga Philippot, me pamjet e ngjarjes që janë shpërndarë nga vetë politikani në rrjetet sociale.

Ndërkohë në Itali disa mijëra njerëz dolën për të kërkuar paqen në Ukrainë. Protestuesit i mblodhën në Genova dhe Milano të shtunën. Anëtarët e sindikatës dhe aktivistët e krahut të majtë pohuan, ndër të tjera, se autoritetet në Romë kanë shkelur ligjin kombëtar duke dërguar armë në Ukrainë.

Tubimi në Genova tërhoqi rreth 4,000 pjesëmarrës nga i gjithë vendi, si dhe nga Zvicra dhe Franca, raportuan mediat lokale.

Demonstratat në Itali përkoi me një në kryeqytetin gjerman, Berlin. Atje, dhjetëra mijëra njerëz iu përgjigjën thirrjes së politikanes së shquar të Partisë së Majtë Sahra Wagenknecht dhe autores Alice Schwarzer.

E quajtur “Kryengritja për Paqe”, protesta bëri thirrje për bisedime paqeje për t’i dhënë fund armiqësive në Ukrainë.