Vendosni fjalën kyçe....

“Koha e stabilitetit ka marrë fund”-Berisha paralajmëron zhvillime nga revolucioni


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar turbulenca në zhvillim të revolucionin demokratik të nisur prej tij .

Gjatë një takimi me strukturat e partisë në degët 1, 3 dhe 4 në kryeqytet ai paralajmëroi destabilitet pasi vendi sipas tij ndodhet në kushtet e monizmit dhe koha e stabilitetit ka marrë fund.

Në fjalën e tij, kryedemokrati Berisha tha se protesta e 3 marsit, është një mënyrë për t’i bërë të qartë këtij regjimi se monizmi ka mbaruar dhe se do të bëhet gjithçka për rrëzimin e tij, përfshirë edhe mosbindjen civile.

Protesta, ngjarje e rëndësishme për revolucionin. me anë të saj duam t’i demonstrojmë regjimit që i bazuar në krim drogë e vjedhje ka vendosur monizmit, duam t’i demonstrojmë se në asnjë rast nuk do pajtohemi me monizmim e tij e do bëjmë gjithçka për të përmbysur atë. Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Ne do të jemi në këmbë, në betejë, do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur regjimin”, u shpreh Berisha.