Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon takimi në Bruksel, Vuçiç: Ishte i vështirë, bisedimet vazhdojnë, Kurti nuk pranoi Asociacionin


Ka përfunduar pa një marrëveshje takimi mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një reagim për mediat pas takimit tha se ishte një takim i vështirë por që dialogu do vijojë më datë 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

“Kemi pasur një takim të vështirë, do të kemi më shumë takime, më datë 18 do takohemi në territorin e Maqedonisë së Veriut” tha Vuçiç.

Më tej presidenti i Serbisë tha se Kurti nuk qe i gatshëm të pranonte Asociacionin e Komunave Serbe (AKS).

Vuçiç theksoi se Kurti kishte shkuar në takim me qëllim për të nënshkruar diçka.

Dokumenti i BE-së theksonte domosdoshmërinë e respektimit të marrëveshjeve të mëparshme. Z. Kurti nuk ishte i gatshëm të pranonte AKS-në, nuk e di nëse do të jetë në të ardhmen. Shpresoj se mund të arrihen disa kompromise, por jam frikë se do të mbetemi të mbërthyer në diçka që duhet të ishte përmbushur shumë kohë më parë. Kurti ka ardhur me qëllim për të nënshkruar diçka””-tha Vuçiç, përcjell Kurir.

Vuçiç zbuloi se takimi ka pasur nota kundërshtie për Asociacionin ndërsa theksoi se ai është i pari për të në bisedime.

U ra dakord që ne duhet të vazhdojmë të flasim. Sido që të jetë, Asociacioni vjen i pari. Unë e pashë që ka një fushatë kundër AKS-së, nesër do të flas në detaje. Janë 22 parime që janë me rëndësi vendimtare për ne. Nëse dikush nuk e kupton këtë, atëherë nuk e kupton realitetin”-tha Vuçiç.