Vendosni fjalën kyçe....

Piktura e Kurtit duke u puthur me Vuçiçin, kërcënohet artistja nga Prishtina


Piktura e artistes së re nga Prishtina, Emira Murati ku shfaqet Kurti dhe Vuçiç duke u puthur në buzë nuk është pritur mjaft mirë.

Pavarësisht se piktura si qëllim kryesor ka paqen mes vendeve nuk është një lloj kritike kundër dy liderëve, shpjegon Murati.

Unë linda kur ishte vendosur paqja dhe lufta kishte marrë fund. Pavarësisht se sa të thella janë marrëdhëniet kaotike mes Kosovës dhe Serbisë mendoj se mentaliteti i rinisë dëshiron paqen me shumë se gjithçka.

Historia regjistron puthjet për momentet e dhimbjes dhe lamtumirës. Por historia na kujton gjithashtu edhe për puthjet e vëllazërisë e madje edhe të tradhtisë. A do të jetë kjo një prej tyre”, kështu shkruante Ermira më 17 shkurt, kur prezantoi në rrjetet social pikturën e saj.

Disa komentues në rrjetet sociale kanë reaguar me mesazhe urrejtje e madje edhe kërcënime me vdekje ndaj pikturës.

Ti meriton plumbin”, i shkruan një përdorues.

Murati shprehet se kërcënimet nuk kanë ndikim tek ajo, pasi mesazhi është përcjellë.

Kërcënimet nuk kanë ndikim tek unë. Nuk do më ndalin. Në momentin qe reagojnë e kuptoj se mesazhi ka shkuar në vendin e duhur”, thotë ajo.

Murati tregon se piktura e re përcjell mesazh të pastër politik, dhe se është e mësuar me kërcënimet.