Presidenti i Meksikës po bëhet viral pasi postoi një foto në mediat sociale që ai tha se tregon një kukudh mitik të folklorit Maya.
“Gjithçka është mistike,” tha presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador në një postim në Twitter të shtunën, shoqëruar nga dy foto, duke përfshirë një që presidenti thotë se tregon një ‘aluxe’.
Sipas besimit tradicional Maja, ‘aluxes’ janë krijesa të vogla, djallëzore që banojnë në pyje dhe fusha dhe janë të prirur për të mashtruar njerëzit, si fshehja e gjërave. Obrador ka grumbulluar afro 5 milionë shikime në postim që nga e diela.
Një foto në postim tregon një skulpturë para-hispanike në Ek Balam, një sit arkeologjik Jucatec-Maya, ndërsa fotografia tjetër tregon një shkrepje nate të asaj që duket të jetë një krijesë në një pemë me sy të ndezur, shkruan Fox News.
Nuk duket se presidenti po bënte shaka në postimin e tij në Twitter.
Fotografia e ‘aluxe’ të supozuar është marrë javën e kaluar nga një inxhinier në vendin e ndërtimit të një hekurudhe të re treni në Gadishullin Jukatan, sipas Obrador. Hekurudha po ndërtohet për të transportuar turistë drejt dhe nga destinacionet e njohura, duke përfshirë rrënojat Maya.
Postimi ka shkaktuar tallje dhe habi në mesin e disa përdoruesve të Twitter, duke përfshirë spekulimet se krijesa në pemë është në të vërtetë vetëm një kafshë.