Vendosni fjalën kyçe....

Safet Gjici niset te çunat në Londër, merr me vete dhe dy rapsodë


Duke qenë se në Kukës gjithnjë e më shumë të rinj dhe jo vetëm vendosin të largohen me destinacion Britaninë, kryetari i Bashkisë Safet Gjici ka menduar që të zhvendosë bashkëbisedimin me qyetetarët e tij në Londër.

Gjici ka njoftuar në rrjetet sociale ftesën për bashkëbisedim në Londër ku me vete ka marrë dhe dy rapsodët Rexhep Kovaçi dhe Hysen Dida.

Madje në Londër, Gjici do diskutojë dhe projektet për punët e ardhshme në Kukës duke kërkuar kështu votat për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Vijojmë me turet bashkëbiseduese këtë herë me emigrantët kuksianë që janë në Londër, me fokus diskutimi projektet zhvillimore që janë bërë deri tani dhe ndarjen e vizionit për punët e ardhshëm që e presin Kukësin.

Më datë 4 mars, ditë e shtunë, ora 18:00 (me orën e Anglisë), ju ftojmë në Holiday Inn AN IHG’HOTEL London Camden Lock. Pjesë e takimit do jenë edhe rapsodët Rexhep Kovaçi e Hysen Dida”-thuhet në njoftim.