Vendosni fjalën kyçe....

Sot mbledhja e përbashkët mes qeverive të Malit të Zi e Shqipërisë, zbardhet axhenda


Sot në Mal të Zi do mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë të Podgoricës e Tiranës.

Mbledhja do zhvillohet në selinë e Akademisë së Shkencave të Malit të Zi ndërsa pritet të nënshkruhen edhe një sërë marrëveshjes.

Mes marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen janë çuarja përpara e marrëdhënieve dypalëshe, marrëveshja për ndërtimin e urës në lumin Bunë.

Në fund është parashikuar të mbahet një konferencë e përbashkët shtypi mes kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.