Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për ngacmim seksual dhe ofendimi ndaj Zidane, jep dorëheqjen Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit


 

Noel Le Graet nuk është më president i Federatës Franceze të Futbollit.

Le Graet ka dhënë dorëheqjen e tij nga ky post. Le Graet ishte në mandatin e tij të katërt, por që i përfundonte në 2024.

Ky vendim dukej i pashmangshëm, pasi këtë periudhë ish presidenti i Federatës Franceze kishte përfunduar në qendër të kritikave, mbi të gjithave pas akuza të ngritura ndaj tij për ngacmim seksual. Le Graet u kritikua ashpër edhe për qëndrimin e mbajtur në lidhje me trajnerin e ri të ekipit përfaqësues ku shpërfilli në mënyrë diskriminuese Zinedine Zidane, një ikonë e futbollit francez dhe atij botëror.

Aktualisht Le Graet është nën hetim nga Prokuroria në Paris për ngacmim seksual.