Vendosni fjalën kyçe....

Eksportet e bujqësisë shqiptare, Zv/ministri: Për të kapur tregun anglez duhen shtuar sipërfaqet e mbjella


Prodhimet bujqësore shqiptarë eksportohen në 78 shtete të ndryshme të Europës.

Raftet e perimeve të  supermarketeve  në Britani të Madhe momentalisht janë të zbrazura, moti i keq në Marok dhe Spanjë bëri që konsumatorit britanik t’i mungojnë perimet si domate, trangull,  dhe sallatë. Pasi këto dy vende janë furnizuesit kryesorë të Britanisë më perime.

Ky moment krizë ushqimesh në shtetin ishull mund të ishte një mundësi e mirë për fermerin tonë. Por fatkeqësisht Shqipëria është një vend vend tepër i vogël për të përballuar nevojat e tregut të madh britanik.

“Është një moment që ne po presim dhe nuk është se kemi prodhim duhet të bëhemi gati konkretisht për të shkuar në një treg të tillë qoftë në sasi dhe cilësi, për një treg si Anglia, kjo është mënyra që ne të gjendemi atje. Për ta arritur këtë është e rëndësishme që ne të shtojmë serat dhe prandaj sipërfaqja e serave veçanërisht e domates do të mbështet edhe më shumë, pasi ky është produkti që ne eksportojmë më shumë.”– tha Enio Civici, zv/ministër bujqësie.

Nga ana  tjetër në vitin që lamë pas, Shqipëria arriti të zgjerojë gjeografinë e eksporteve edhe për tej Europës. Peshkarexhat made in Albania arritën të eksportonin peshk ton.

Por tregu japonez gjithashtu tregu interes edhe për produkte të tjera bujqësore shqiptare. Shumë shpejt në tregu aziatik do të presë edhe verën shqiptare.

Produktet variojnë nga vaji i ullirit, bimët medicinale, deri tek vera, dhe rakia si dy produkte që dalin nga rrushi. Ku pati një vëmendje relativisht të shtuar për verën duke menduar që është një produkt luksi dhe tregu japonez konsiderohet një treg me të ardhura të larta dhe për pasojë dëshiron produkte gjithnjë e më të sofistikuara që vijnë edhe nga Shqipëria si një vend me histori në prodhimin e verës e cila është një industri e cila po rritet dita-ditës që është e gatshme të konkurrojë në tregjet globale.”- tha Enio Civici, zv/ministër bujqësie

Sfida e ministrisë së bujqësisë është të hapë tregje të reja, duke i siguruar kështu fermerit çmimin e shumë dëshiruar.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Top Channel