Një foto e mrekullueshme tregon momentin kur një sërfist pothuajse u rrëzua nga bordi i tij nga një delfin lozonjar, pasi kushtet e përsosura në bregun lindor i nxorrën delfinët në grup duke luajtur me serfistët.
Dhjetra delfinë u bashkuan me sërfistët në The Pass, një plazh në Bayron Bay, Australi, në fundjavë, me erërat veriperëndimore nga cikloni Gabrielle që nxitën valët e duhura për sportistët.
“Serfistët po kalonin një kohë të mrekullueshme, por delfinët po argëtoheshin më shumë”, tha fotografi amator Paul Stanley-Jones për Daily Mail Australia.
“Disa valë kishin 10, 20, 30 delfinë poshtë tyre.”
Një foto në veçanti – ku një delfin pothuajse duket se përplaset me një sërfist – tërhoqi vëmendjen e vendasve, me shumë banorë të Bayron-it ë shprehën habinë se sa të etur ishin delfinët për t’u gëzuar me njerëzit.