Policia e Skraparit ka njoftuar se është gjetur një 49 vjeçar i pajetë në një bujtinë në fshatin Gjerbës të Skraparit.
Mbi shtetasin francez nuk konstatohen shenja dhune, ndërkohë Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit.
Skrapar/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit.