Vendosni fjalën kyçe....

Idrizi ironizon Bejlerin me flamurin e Vorio-Epirit: S’është shqiponjë, por vetullat e Fredit


Pasi kundërshtoi hapur kandidaturën e opozitës për bashkinë e Himarës, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ironizon Fredi Bejlerin.

Në një reagim në ‘Facebook’, Idrizi shprehet se flamuri pas shpinës së Beljerit, nuk simbolizon shqiponjën shqiptare dhe atë bizantine, por ‘thjesht vetullat e Fredit’.

“Shqiponja në flamur nuk simbolizon shqiponjën shqiptare, as shqiponjën bizantine. Shqiponja në këtë flamur simbolizon thjesht vetullat e Fredit.”, shkruan Idrizi.

Kujtojmë se pak ditë më parë Idrizi pohoi se Bejleri është i dënuar me vendim gjykatë për masakrën e Peshkëpisë dhe bëri thirrje për të mos e votuar, ndërsa kreu i PD, Sali Berisha, e quajti deklaratën e Idrizit si të panevojshme.