Vendosni fjalën kyçe....

Njëri shihte për policë, tjetri i jepte makinës me 13 emigrantë të paligjshëm, pranga 2 vëllezërve në Korçë


Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Korçë, pasi akuzohen për transport emigrantësh të paligjshëm.

Në pranga kanë rënë 33-vjeçari E.P. e 45-vjeçari A.P., banues në Laprakë, Tiranë.

Sipas policisë, 33-vjeçari drejtonte mjetin ku ndodheshin 13 emigrantë të paligjshëm, ndërsa i vëllai, kontrollonte rrugën nëse kishte policë.

Ata u ndaluan në rrugën Korçë-Pogradec, pranë Qafë Plloçës.