Shtëpia e Bardhë përshëndeti vendimin e Arabisë Saudite për të dërguar 400 milionë dollarë ndihmë humanitare në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, duke e quajtur një angazhimin “të rëndësishëm”, një vit pas pushtimit nga Rusia.
“Ne jemi të lumtur të shohim këtë,” tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane, përcjell USA Today.
Njoftimi i 400 milion dollarë mbështetje në energji, infrastrukturë dhe si dhe ndihmë financiare erdhi të dielën ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Princi Faisal Bin Farhan, drejtoi një delegacion në Kyiv për një takim me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në rezidencën presidenciale. Princi gjithashtu u takua me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe Andriy Yermak, Shefi i Shtabit të Presidentit Zelenskyy.
Takimi ishte ndihma e parë ministeriale e bërë nga një shtet Arab që prej nisjes së luftës në Ukrainë.
“Vitin e fundit ne kemi qenë duke I kërkuar të gjithë partnerëve të bëjnë atë që munden për të mbështetur Ukrainën, dhe kështu ne e mirëpresim vizitën,” tha Kirby.
“Marrëveshja do të rezultojë në shpërndarjen e gjeneratorëve dhe produkteve me furnizimeve energjetike që nevojiten më së shumti”, tha Kirby.
“Shpërndarja do fillojë javën e ardhshme” shtoi zëdhënësi.